Showtime

Sarën dhe PM nuk i ndan as largësia

02/09/2022 09:00
nga:Donika Fetahu

Dyshja më e komentuar janë çifti më i ri Sarah Berisha dhe Dj PM.

Çifti filluan lidhjen e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.

Ata edhe pas daljes nga “BBV” e vazhduan njohjen e tyre jashtë dhe si duket ky raport po ec për mrekulli.

Blogerja dhe PM shfaqen vazhdimish afër njëri-tjetrit.

Ndërkohë në natën e djeshme Sarah ishte prezente në prime-n e “BBV”, teksa ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihej duke biseduar me PM.Si duket nuk mund të qëndrojnë asnjë moment pa njëri-tjetrin./GazetaBlic/