Shtypi spanjoll bëri të ditur se Barcelona tashmë ka mbyllur marrëveshjen me sponsorin e ri dhe se kjo do të nënkuptojë edhe ndryshime në emrin e stadiumit.
Sipas RAC1, vendi do të quhet Spotify Camp Nou dhe klubi katalanas do të marrë pesë milionë euro në sezon, por kjo shumë do të rritet kur të përfundojnë punimet e rinovimit në vend dhe në atë kohë vlera do të rritet në një shumë midis 20 dhe 25 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Barcelona gjithashtu do të marrë 60 milionë euro për sponsorizimin e fanellës. Pjesa e pasme e fanellës stërvitore vlen pesë milionë të tjera dhe ajo e femrave vlen pesë milionë të tjera.
/GazetaBlic Sport/


