Para rreth një viti e gjysmë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklaruar se jetonte në Prishtinë në një banesë të vogël prej 50 metra katror, teksa sot në reagimin e këshilltarit të saj për media thuhet se ajo shumicën e kohës ka udhëtuar nga Gjilani.
I menjëhershem ishte reagimi i publicistit Halil Matoshi i cili i ka përmendur Presidentes Osmani se ajo jeton që nga viti 2012 në Prishtinë.



