Një tentimgrabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Prishtinë, ku cak ishte një institucion mikrofinanciar.
Rasti ka ndodhur në rrugën ”Ali Vitia”, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe policia.
Klan Kosova mëson se në momentin e tentimgrabitjes, punëtori është ballafaquar me grabitësin, i cili ka shtënë për dy herë në drejtim të tij e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, por pa arritur të vidhte diçka.



