Duvan Zapata duket se ka mbyllur sezonin më herët se sa që pritej.
Kolumbiani, njofton klubi, se nesër do të shkojë në Finlandë, pikërisht te profesor Orava në Turku, për të kryer një kontroll të mëtejshëm specialistik dhe për të kuptuar nëse do të kryejë apo jo operacionin.
Për ish-qendërsulmuesin e Napolit dhe Udineses flitet për një dëmtim të tendinit, edhe nëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Ai pritet të jetë një mungesë e madhe për klubin e Gasperinit.
/GazetaBlic Sport


