Luka Modric, mesfushori i Real Madridit, ka folur pak para prezantimit të aplikacionit të tij.
36-vjeçari ka thënë fjalë lavdëruese për legjendën e Romës, Francesco Totti, të cilin e ka takuar disa herë gjatë karrierës së tij, poashtu edhe për Zvonimir Boban, përcjell GazetaBlic Sport.
“Totti ishte një nga futbollistët e mi të preferuar të huaj”, tha Modric.
Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban është gjithashtu ndër idhujt e Modric. Ashtu si Modric, Boban konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë kroatë të të gjitha kohërave.
“Për mua, ai është numri 1 falë një brezi që arriti diçka të madhe gjatë Kupës së Botës 1998. Këta lojtarë kanë qenë idhuj për të gjithë ata fëmijë kroatë të rritur duke parë futboll, “tha mesfushori i Real Madridit.
“Nuk e di se sa kohë do të jem në gjendje të luaj. Por mund të jetë deri në moshën 40-vjeçare, pak a shumë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


