Sporti

Ruud van Nistelrooy e refuzon ofertën për stolin e PSV-së

02/08/2022 15:37
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, ka përjashtuar mundësinë e zëvendësimit të Roger Schmidt si trajner i PSV-së këtë verë.

Ish-sulmuesi aktualisht është në krye të ekipit të gjigantëve holandezë nën 19 vjeç dhe ishte i lidhur me rolin e trajnerit kur u njoftua se Schmidt do të largohej në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tha për ESPN: “Unë mund të jem i qartë për këtë tani. Nuk do të kaloj në ekipin e parë të PSV.

“Unë nuk mendoj se jam ende gati për këtë. Mendoj se duhet të vazhdojmë të ndjekim trajektoren për të cilën kemi rënë dakord. Ambicia dhe dëshira janë atje, por tani është shumë herët”, përunfdoi Ruud van Nistelrooy.

/GazetaBlic Sport/