Pas vendosjes së tarifave të reja nga ZRRE ka ardhur një reagim nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, raporton Gazeta Blic.
Molliqaj thotë se e gjitha kjo po bëhet që fitimi të shkojë për KESCO.
Molliqaj thotë se Qeveria dhe ZRRE po i bëjnë dy menaxhime, “menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO”
“Është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOST që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n”
Reagimi i plotë:
LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi për shtrenjtim të rrymës në Kosovë


