Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thotë se Zlatan Ibrahimovic ndihet si një luan i mbyllur në kafaz megjithëse Olivier Giroud dëshmoi vlerën e tij në derbin e së shtunës kundër Interit.
Ibrahimovic aktualisht po merret me një dëmtim të tendinit të Akilit dhe do të mungojë në ndeshjen kundër skuadrës së Maurizio Sarri. La Gazzetta dello Sport raportoi të hënën se koha e rikuperimit të suedezit është ende e paqartë, përcjell GazetaBlic Sport.
Olivier Giroud zëvendësoi sulmuesin në derbin e Milanos të shtunën duke shënuar dy gola vendimtarë në fitoren 2-1 të ‘Rossonerëve’ ndaj rivalëve të tyre të qytetit.
“Zlatan është një luan i ndryshuar, ai ka motivimin dhe ambicjen për të ndihmuar ekipin në fushë, kështu që ai shpreson të kthehet në aksion së shpejti. Ai nuk do të jetë i disponueshëm nesër. Do të shohim për të tjerët”, tha Pioli për Sportmediaset.
/GazetaBlic Sport/


