Sporti

Manchester United me ofertë të madhe për futbollistin e Barcelonës

02/08/2022 13:45
nga:Mergim Rreci

Manchester United, sipas El Chiringuito, ka paraqitur një ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.

Me uruguaianin që ende nuk ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës në Camp Nou, e cila do të skadojë në vitin 2023, Djajtë e Kuq thuhet se i kanë paraqitur atij një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro (8 milionë funte), përcjell GazetaBlic Sport.

Araujo ka qenë fantastik në këtë edicion tek Barcelona, andaj ka tërhequr edhe vëmendjën e shumë klubeve evropiane.

/GazetaBlic Sport/