Deputeti, njëherësh kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas bllok-tarifave të reja të rrymës të vendosura nga ZRRE, raporton Gazeta Blic.
Pacolli ka kritikuar deputetët e pozitës të cilët nuk mbajtën sot debat në Kuvend në lidhje me shtrejtimin e energjisë elektrike.
“Qytetarët janë ata që e mbushin bugjetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme” shkruan Pacolli në Facebook.
Reagimi i plotë:
Opozita lëshon seancën e Kuvendit, kjo është arsyeja!


