Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka marrë vendim të shtrenjtojë energjinë elektrike për shfrytëzuesit e konsumatorëve shtëpiak mbi 800 kilovat, mirëpo nuk do preken kategoria e bizneseve.
Në raportimin nga ZRrE, thuhet se nuk do të ketë bllok tarifë për bizneset, por vetëm për shfrytëzuesit e konsumatorëve shtëpiak.
Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.
Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.
“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.
Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
E për këtë rritje të çmimit të rrymës kanë reaguar edhe deputetët e opozitës.
Hykmete Bajrami e ka quajtur diskriminuese rritjen e rrymës vetëm për njërën kategori.