Dy partitë opozitare, PDK-LDK, kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit, pasi që propozimi i PDK-së, për mocion që të diskutohet me urgjencë vendimi i ZRRE-së dhe revokimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, nuk kaloi, raporton Gazeta Blic.
Propozimi për mocion është bërë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mbështetur edhe nga grupet LDK-AAK, pasi mori vetëm 39 vota.
Seanca e Kuvendit po vazhdon me pikat e mbetura të rendit të ditës nga seancat e kaluara.