Lajme

ShBA dhe Gjermania tregojnë dhëmbët: Kjo i ndodhë Rusisë nëse sulmohet Ukraina

02/08/2022 11:49
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kanë paralajmëruar Rusinë se ajo do të “paguaj çmim të lartë” siç është dështimi i gazsjellësit “Nord Stream 2” nëse kjo e fundit pushton Ukrainën.

Në vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Scholz tha se Berlini dhe Washingtoni “do të jenë të unifikuar” në përgjigjet e tyre ndaj një sulmi të Moskës, kurse presidenti Biden dha paralajmërimin e fuqishëm se këto dy vende “do ta detyronin dështimin” e projektit 8.3 bilionë dollarësh nëse trupat ruse hyjnë mbrenda kufinjëve të Ukrainës, shkruan Independent, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi se sanksionet dhe masat tjera ndaj Rusisë do të jenë të gatshme për implementim nëse pushtohet Ukraina, teksa bëri të ditur se qeveria e tij do të kërkon nga parlamenti që të ketë sanksione ndaj individëve dhe kompanive ruse.

Johnson gjithashtu njoftoi se ai po konsideron vendosjen e lufëtarëve nga njësia Royal Air Force Typhoon si dhe të anijeve luftarake Royal Navy në mënyrë që të sigurojë mbrojtje në Evropën juglindore.