Lajme

Vuçiq: Refuzova të nënshkruaj pikën e njohjes reciproke me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

02/08/2022 10:49
nga:N M

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar ngjarjen në Shtëpinë e Bardhë gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Vuçiq tha se ka refuzuar që të nënshkruajë pikën për njohjen reciproke me Kosovën dhe tha se e njëjta gjë ka qenë edhe në Bruksel, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte situatë e ngjashme edhe në Bruksel. Ishin gjashtë vota për dhe pesë kundër për anëtarësimin e Kosovës në OKB, por unë e kisha popullaritetin më të madh prandaj e kuptuan se ne nuk mund ta pranonim këtë”, tha ai.

Kuvendi mban sot seancë, ky është rendi i ditës