Sporti

Ngrihet alarmi te Barcelona, talenti i katalanasve refuzon rinovimin e kontratës

02/08/2022 11:09
nga:Mergim Rreci

Mediat spanjolle bëjnë me dije se ylli 17-vjeçar i Barçës, Gavi, ka refuzuar ofertën e parë të klubit dhe kjo ka ngritur alarmin në Barcelonë.

Drejtuesit e klubit janë vënë menjëherë në lëvizje, duke kërkuar një tjetër takim urgjent me përfaqësuesin e lojtarit, këtë herë me një ofertë të përmirësuar.

Barcelona është vënë në alarm edhe nga raportimet më të fundit të mediave angleze që nënvizojnë se Liverpooli është gati të veprojë/PS/.