Showtime

Qarkullojnë fotot e aksidentit të Einxhel

02/08/2022 09:34
nga:Donika Fetahu

Një ndër temat më të përfolura në mediat rozë është çështja mes moderatores Einxhel Shkira dhe aktorëve të njohur Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët u ballafaquan në prime të “BBV”, ku shpalosën detaje për mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin.

Së fundmi shoqja me të cilën Einxhel ka qenë ditën kur është aksidentuar ka treguar dinamikën e ngjarjes, Eda Cani ka treguar detaje për aksidentin, shkruan GazetaBlic.

“Duke qenë se e pësoi aksidentin në anën e djathtë, Einxhel ishte pasagjere. Xhami ishte i hapur dhe pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit. As unë as Einxhel nuk duhet të largoheshim nga vendngjarja dhe u ndjeva keq se duhet ta çoja në xhirime. Tha se ka pësuar një aksident, nuk mori përgjigje. U mundua të kontakt me ta, pavarësisht se po i shfaqej një hematomë pranë syrit, por nuk duhet të largohej derisa të vinte policia”, tha ajo./GazetaBlic/