Sporti

Diego Costa po rikthehet në Evropë, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

02/08/2022 08:26
nga:Mergim Rreci

Diego Costa mund t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahces.

Reprezentuesi spanjoll i lindur në Brazil ndërpreu kontratën e tij me Atletico Mineiro pas vetëm gjysmë sezoni dhe po kërkon të rikthehet në Evropë, përcjell GazetaBlic Sport.

E ardhmja e tij tashmë mund të jetë në Turqi, me skuadrën turke që është shumë e interesuar për shërbimet e tij

Fenerbahce tentoi që të siguronte edhe shërbimet e Vedat Muriqit, por sulmuesi kosova vendosi që karrierën ta vazhdojë në Spanjë.