Shtypi spanjoll ka njoftuar se Barcelona arriti këtë të hënë një marrëveshje me Spotify për të sponsorizuar skuadrën e Katalonjës.
Sipas RAC1, Barça është planifikuar të njoftojë të martën se Spotify do të sponsorizojë ekipin për tre sezonet e ardhshme për 280 milionë euro.
Marrëveshja do të përfshijë fanellat e para dhe ato stërvitjes së ekipit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ekziston edhe mundësia që marrëveshja të përfshijë edhe emrin e stadiumit. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë “Camp Nou” do të quhej Spotify.

/GazetaBlic Sport/


