Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar në lidhje me përplasjen e sotme me shefin e Kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, raporton Gazeta Blic.
Ai në Politiko ka theksur se nuk ka pasur asnjë kontakt fizik me Kërçelin.
“Nuk ka pasë asnjë kontakt fizik, apo cënim të askujt në atë sallë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
“Kryesia e Kuvendit është organ kolegjial, ku përfaqësohen partitë parlamentare. Personi në fjalë ka shkelë autorizimet e veta, ka shpifë duke keqpërdorur me tendence informacionet e pjesshme, dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi”, thotë ai.
Gashi tha se ka kërkuar që Kërçeli mos të jetë në sallë.
“Unë kam kërkuar që ai person të mos jetë në sallën e takimeve përndryshe ne do ta lëshojmë sallën. Debati është tensionuar dhe mbledhja nuk është mbajtë”, thotë ai.
“Unë kërkoj që Kuvendi t’i bëjë publike të gjitha shpenzimet e deputetëve që nga viti 2001 e deri më sot, e sidomos shpenzimet e kabinetit (dhe kabineteve) të kryetarit/kryetarëve. Pastaj, do të flasim”, tha ai, raporton Gazeta Blic.