Spanjë dhe Portugalia janë të vetmit kandidat që do të synojnë organizimin e Botërori 2030
Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës kanë vendosur që mos të bëjnë ofertë për organizimin e Botërorit 2030 por ata do të paraqesin ofertë të përbashkët për organizimin e Euro 2028.
Në një deklaratë të lëshuar nga Qeveria e Britanisë, ata kanë treguar arsyet e tërheqjes së tyre nga oferta për ta organizuar Botërorin pas tetë viteve.
“Ne kemi një reputacion të dëshmuar për organizmin e ngjarjeve sportive botërore në dekada”, thuhet në deklaratën e tyre.
“Krahas ambicies sonë për të mbështetur rritjen e futbollit nga baza në nivelet më të larta, ku ne filluam planin punues me FA dhe qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për një ofertë të përbashkët mbi organizimin e Botërorit 2030 të FIFA”.
“Pas një studimi të plotë të fizibilitetit dhe për shkak të një situate jo të mirë të momentin rreth formatit të këtij turneu, ne vendosëm bashkërisht me pesë federatat e futbollit që nuk është momenti që të procedojmë me këtë ofertë. Ne mbesim të pasionuar për ta sjellë Botërorin në Britani dhe Irlandë në momentin e duhur”.
“Ndërkohë, kampioni europian i UEFA-së është njëra prej ngjarjeve më të mëdha sportive në glob. Organizimi i plotë i këtij turneu do të ishte një mundësi e mirë, duke sjellë përfitimi të rëndësishme për Britaninë dhe Irlandën. Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar procedurat për ta organizuar Euro 2028”.


