Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetgjekaj e ka shkarkuar nga detyra i drejtorit të Radio Kosovës, Ernest Luma.
Ditë më parë u shkarkua edhe zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala dhe kryeredaktori i RTK Live, Altin Ahmeti.
Ndaj shkarkimit të drejtorit të Radio Kosovës, ka reaguar i sapo shkarkuari, Luma.
Ai pretendon se u shkarkua për shkak të një deklarate në lidhje me listën “Guxo”.
Reagimi i plotë:
Kjo eshte arsyeja e shkarkimit tim.
Mosarsyet i tregoj ne ditet ne vijim.
Ne Korene e Kim Jon Un-it, per kete arsye.te kishin ekzekutu me top. Ketu, me shkarkim.
Kam pshtu lehte! ??
Perndryshe, jam mesu m’u çu e m’u rrëxu qe 100 vjet, me e pa arsye.
Pa merak. Shihemi prape.



