Lajme

“Godet” Halil Matoshi: Deputetët që keqpërdorën naftën janë hajna

02/07/2022 23:08
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Halil Matoshi e Fidan Rama janë përplasur për shpenzimet e naftës nga deputetët në “Politiko” të Kushtrim Sadiku, raporton Gazeta Blic.

Derisa Matoshi ka theksuar se ata deputetë që jetojnë në Prishtinë, por marrin kompensim për naftë janë hajna.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Fidan Rama, i cili ka theksuar se nuk duhet përdorur ky epitet.

Sipas tij, dikush mund te ketë një shtëpi në Rahovec apo Prizren, por edhe banesë në Prishtinë.

Matoshi tha se jo vetēm deputetët e VV-së, por të gjithë ata që kanë mashtruar, duhet të ndëshkohen.

Emisioni i plotë: