Final 8 Kupa e Kosovës për nder të Agim Llukës, pritet të një spektakël i madh i basketbollit.
Një nga skuadrat më në formë të momentit në basketbollin kosovar është Golden Eagle Ylli, që poashtu është favorite për këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic Sport.
Ylli në ndeshjen çerekfinale të Final8 do të luajë ndaj Dritës të enjten nga ora 17:00.
Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Erjon Kastrati thotë se triumfi në Final8 është objektivi i skuadrës së tyre në këtë vit.
“Është një nga objektivat që kemi këtë sezon. Kemi filluar përgatitjet për lojën e ardhshme dhe ashtu do të hyjmë në Final8, çdo lojë ta trajtojmë me fokus dhe mund maksimal dhe shpresojë që kjo të na dergojë deri tek qellimi që kemi”, tha fillimisht Erjon Kastrati për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas Kastrati potencon se të gjitha ekipet janë të mira dhe pritet të ketë ndeshje të paparashikueshme.
“Kupa është një eveniment shumë specifik ku shpesh herë nuk fitojnë ekipet favorite. Të gjitha ekipet në final8 hyjnë me bilanc të njëjtë prandaj besoj që do të ketë lojë shumë të paparashikueshme”, vazhdoi ai.
Në fund, basketbollisti i njohur kosovar shprehet i lumtur që në Palestër do të jenë të pranishëm edhe tifozët.
“Jam shumë i lumtur që tifozët do të jene të pranishëm. Të gjithë e dimë se loja është shumë më e bukur me ta. Shpresojë që ne të ju dhurojmë spektakël dhe do të kënaqen me basketboll”, përfundoi 27 vjeçari.
/GazetaBlic Sport/


