Sporti

Lëndimi i Chiellinit shqetësim për Juventusin, lojtari mund të mungojë edhe në Champions

02/07/2022 20:07
nga:L J

Pas fitores me Veronën mbrëmë, Juventusi tashmë po përgatit ndeshjen e Kupës së Italisë, të planifikuar për të enjten në Torino kundër Sassuolos.

Një garë në të cilën me siguri nuk do të jetë i pranishëm Giorgio Chiellini. Kapiteni i Juventusit ka një problem me lëndim në këmbë dhe nuk filtron me optimizmin në ambientin e Juventusit, për një rikuperim të shpejtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fakt, Chiellini me siguri do të mungojë në ndeshjen e Coppa Italia dhe gjithashtu atë me Atalantën.

Por ekziston edhe frika e një mungese edhe për ndeshjen e parë kundër Villarrealit në Champions League.

/GazetaBlic Sport