Lajme

Sulmoi me thikë burrin e saj, arrestohet 29-vjeçarja nga Ferizaji

02/07/2022 19:54
nga:Q R

Është arrestuar një grua 29-vjeçare në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar burrin e saj me thikë.

Ai mori tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘Besim Ndrecaj’ në Ferizaj, kur personi Q.B. (F/K) e moshës 29-vjeçare, kishte sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëshortin e saj, me inicialet B.K. (M/K) i moshës 32-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”.

“Personi i lënduar me inicialet B.K., pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore.

Facebook e Instagram mund të mbyllen në Evropë