Në raundin e 22-të të futbollit kroat, Osijek mposhti Dragovoljac me rezultat 3:1 si mysafir, ndërsa ndeshjen e ndoqën rreth 50 tifozë nga Osijeku.
Ata fyen lojtarët, të zemëruar për humbjen tronditëse të Osijekut në xhiron e fundit ndaj Slaven. Lojtarët janë kundërpërgjigjur duke mos dashur t’i përshëndesin pas ndeshjes, por kanë shkuar direkt në dhomat e zhveshjes.
“Ishte turp të dëgjoje fyerje në vend të brohoritjeve për lojtarët tanë nga disa individë. Atëherë pse të habiteni nga reagimi i lojtarëve? Nuk do të shkoja për kafe me dikë që më shan”, tha trajneri i Osijekut, Nenad Bjelica për Sportske novosti.
“Unë nuk e di se çfarë zhgënjimi është dhe çfarë i bën individët të vijnë në lojë dhe të fyejnë lojtarët e tyre. Unë absolutisht i mbështes lojtarët sepse nuk do të tregoja respekt për askënd që nuk tregon respekt për mua. Nuk kemi nevoje per ate lloj mbeshtetjeje. Ne momentet kur luftojme me ata me te forte se vetja nuk kemi nevoje ne nje fare menyre per armiq te brendshem. Nuk e kam perjetuar kete ne asnje vend ku une kam luajtur dhe punuar dhe nuk duhet toleruar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


