Sporti

E mbani mend Giovincon, ai sapo ka arritur marrëveshje për t’u transferuar tek klubi i madh italian

02/07/2022 18:55
nga:L J

Sampdoria zgjodhi Sebastian Giovinco për të zëvendësuar Gabbiadinin.

Ish lojtari i Juve ka zbarkuar së fundmi në Itali, gati për të kryer ekzaminimet mjekësore të planifikuara për nesër, përpara se të vihet në dispozicion të Marco Giampaolo.

Për Giovinco ky është një rikthim në Serie A që nga viti 2015 kur u largua nga Juventus për t’u transferuar në Toronto. Ai rikthehet në të në moshën 35-vjeçare. Ai do të ketë rreth tre muaj kohë për të bindur Sampdorian që ta mbajë atë edhe për sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport