Lajme

Kryetari Rama takohet me Çekun, bisedojnë për kulturën dhe sportin

02/07/2022 18:06
nga:Q R

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se ata biseduan për kulturën dhe sportin në vend.

“Kultura dhe sporti, si dy sfera mjaft vibrante, natyrisht se kërkojnë bashkërendim frekuencash të nivelit qendror me atë lokal për të plotësuar nevojat e qytetit”.

“Ishte dinamik takimi që patëm me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me të cilin shpalosëm ide për projektet që do të pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helmimin në Deçan, vjen reagimi nga kompania e ujësjellësit