Në një live në Twitch, Kun Aguero, tregon momentet e problemit të tij me zemrën, që e bëri atë të tërhiqej nga futbolli disa muaj më parë.
Këto janë fjalët e argjentinasit:
“Kur ndodhi mendova se nuk ishte asgjë serioze, por kur më mbajtën në spital dhe nisën analizat kuptova se diçka nuk shkonte. Dhe u binda për këtë kur isha vetëm në një dhomë me një tufë monitorësh rreth saj. Pas 48 orëve të para fillova të humbisja durimin”, tha fillimisht lojtari.
Operacioni dhe çipi:
“Tani kam një çip këtu në gjoks, i cili është implantuar për të monitoruar aritmitë. Natën ajo hedh drita me ngjyra. Jam kthyer në një njeri të hekurt. Nëse përshpejtohet shumë, duhet të shkoj te mjeku. Më kujtohet kur më tha se do të më duhej të më operonte. Ai shpjegoi se do të më bënte copë, pastaj përgatiti një gjilpërë dhe më thumboi. Pas pak pashë një lloj teh, një thikë të vogël…”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


