Mohamed Salah është vetëm në sezonin e tij të pestë si lojtar i Liverpoolit, por ai është në prag të arritjes së një momenti historik që legjendaT e Premier League, Thierry Henry dhe Dennis Bergkamp nuk arritën ta bëjnë për një periudhë më të gjatë.
Një tjetër asist kundër Leicester Cityt të enjten – potencialisht ndeshja e tij e parë pas zhgënjimit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës – do ta çonte atë në dyfishimin e shifrave për gola dhe asistime në një sezon të vetëm për herë të tretë.
Yjet e Arsenalit, Henry dhe Bergkamp, e arritën nga dy herë, por Salah ka ende pak punë për të bërë nëse dëshiron të fitojë rekordin e të gjitha kohërave në Premier League.
Salah ka shënuar 16 gola dhe nëntë asistime nga 20 paraqitjet e tij në ligë këtë sezon, dhe kurrë nuk ka regjistruar më shumë se 10 asistime në Premier League në një sezon të vetëm.
Dy sezonet e “double-double” të Henry erdhën në 2004-05, me 25 gola dhe 14 asistime, kurse në edicionin 2002-2003 ai kishte 24 gola dhe 20 asistime.
/GazetaBlic Sport


