Llapi ka shënuar fitore ndaj Ferizajit.
Skuadra e Batatinës ka fituar me rezultat 0-2, dhe ka kaluar në raundin çerekfinal të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë të takimit e realizoi, Shillova në minutën e 31’të të takimit.
Shillova mori pjesë edhe në golin e dytë pasi asistoi për Selmanin në golin e dytë të Llapit që u realizua në minutën e 40’të të takimit.
Llapi u bashkohet skuadrave të tjera të kualifikuara për çerekfinale si: Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, Ramiz Sadiku, Onix dhe Ulpiana.
Shorti për raundin tjetër hidhet të enjten.
/GazetaBlic Sport/


