Ditëve të fundit po vazhdojnë përplasjet e ashpëra mes zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, raporton Gazeta Blic.
Ky mospajtim mes tyre, nuk është i kohëve të fundit, e as i kohës sa Gashi është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Një debat i ashpër me argumente dhe kundërargumente, ishte zhvilluar edhe gjatë vitit 2006, mes atëherë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Arben Gashit, që në atë kohë nuk ishte pjesë e asnjë partie politike.
Pjesmarrës në këtë debat ishte edhe ministri i atëkohëshëm, Sadri Ferati dhe anëtari i AAK-së, tani shef i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri.
Ky debat i shumë viteve më parë, ishte bërë mbi temën e decentralizimit në Kosovë.
Për më shumë shikoni videot: