Lajme

Sot varroset pesëvjeçari maroken, që vdiq pasi mbeti i bllokuar në pus për katër ditë

02/07/2022 13:26
nga:Gazeta Blic

Maroku po përgatitet për të varrosur “Rayanin e vogël”, pesëvjeçarin i cili vdiq pasi u bllokua në një pus për katër ditë.

Rayan Oram ra në pusin 32 metra më 1 shkurt, duke shkaktuar përpjekje të mundimshme për ta shpëtuar atë që tërhoqi vëmendjen nga e gjithë bota.

Në Marok, qindra u mblodhën në pus dhe mijëra të tjerë ndoqën përpjekjet e shpëtimit në internet.

Funerali i tij do të mbahet të hënën në fshatin e tij në malet veriore Rif ku ndodhi tragjedia.

“Heshtja është e tmerrshme këtë mëngjes në fshat”, tha një i afërm për agjencinë e lajmeve AFP.

Kur djali më në fund u nxor nga pusi të shtunën në mbrëmje, shpëtimi i tij i dukshëm fillimisht u prit me brohoritje nga turmat.