Policia e Kosovës ka njoftuar se është dhunuar një burrë me të meta psikike në Gjakovë nga një burrë tjetër.
Rasti që dyshohet se ka ndodhur në lagjen “Dardania” është raportuar në polici të dielën rreth orës 22:30.
Viktima është 49-vjeçar nga Gjakova.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar për Insajderin se viktima është me të meta psikike dhe ka ngecje në të folur.
“Në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur”, tha Xhurkaj.
Xhurkaj ka thënë se viktima ka thënë se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person të gjinisë mashkullore të cilin nuk e njeh.
“I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, ka thënë Xhurkaj.
Një burrë me të me të meta psikike dhunohet në Gjakovë
Ai ka bërë të ditur se viktima ka lëndime të dukshme dhe i është ofruar tretman mjekësor.