Sporti

E bujshme: Real Madrid po mendon për rikthimin e Ronaldos

02/07/2022 09:57
nga:E K

Real Madrid është duke menduar që tani për merkaton e verës.

“Los Blancos” kanë synim kryesor transferimin e Kylian Mbappes nga PSG, shkruan GazetaBlic Sport.

“El Nacional” raporton se Florentino Perez nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të CR7 në “Santiago Bernabeu“.

Ronaldo është duke kaluar një edicion të mirë me Unitedin, ku ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport/