Showtime

U puth me Robert Berishën, konkurrentja zbulon detaje pas programit:’Pas puthjes ai insistoi…’

02/07/2022 09:05
nga:Donika Fetahu

Këngëtari i njohur kosovar Robert Berisha, gjithmonë ka vëmendjen e duhur sa i përket gjesteve të tij të cilat komentohen mjaft shumë nga publiku.

I ftuar në një emision dashurie ‘Love Story’, u bë një bujë e madhe pasi që Roberti kishe shkëmbyer një puthje me njërën nga konkurentet, shkruan GazetaBlic.

Konkurentja kishte qenë e ftuar në një emision ku zbuloi disa detaje nga ai moment.

“Aty në fakt na kishte kapur të gjithave emocioni, por unë si gocë më guximtare se të tjerat e bëra fakt të kryer. Xhensila e di që jam e çmendur dhe pyeti e bëri me të vërtetë kjo këtë? Nuk ishte ndonje pyetje e gjatë, por u ndjeva mirë”, u shpreh ajo.

Ajo u shpreh se pas puthjes Roberti ka insistuar që të njihen më shumë me njëri-tjetrin./GazetaBlic/