Në programin e dashurisë ‘Për’puthen’ së fundmi janë bërë pjesë dy konkurente nga Kosova, motrat Zyba.
Rrushja në fillim të hyrjes së saj kishte trazuar ‘ujrat’ duke rrëfyer një të kaluar me Erjonin, i cili kishte filluar një romancë me Mikelën, shkruan GazetaBlic.
Në një ballafaqim mes dy vajzave, Mikela kishte pyetur Rrushën se përse nuk ka funksionuar lidhja me Erjonin në atë kohë.
Konkurentja nga Kosova nuk hezitoi dhe dha një përgjigje epike, duke thënë se ai ishte i shëndoshë dhe për këtë arsye nuk më ka pëlqyer.
Së fundmi në TikTok kanë qarkulluar disa imazhe të Erjonit se si dukej në atë kohë.
Më poshtë keni fotografitë./GazetaBlic/




