Sporti

Reagojnë edhe nga Onixi: Faruk Statovci nuk kishte të drejtë të udhëhiqte ekipin ndaj nesh!

02/06/2022 21:36
nga:L J

Polemika të shumta kanë ardhur pas ndeshjes së djeshme të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Onixit kaloi tutje pas fitores (5:4) në penallti, pasi ndeshja përfundoi 3:3 pas kohës së rregulltë dhe vazhdimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

KEK’u reagoi pas ndeshjes duke theksuar se portieri i Onixit – i futur në ndeshje pas kartonit të kuq të portierit Visar Haxhijaj nuk kishte të drejtë loje, pasi nuk ishte në protokol.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Onixit, Ado Ferati, i cili thotë se ka qenë gabim teknik nga klubi i tyre, megjithatë potencon se delegati e lejoi atë të qëndronte në bankën rezervë.

“Është bërë një gabim teknik tek ne, ku pas marrjes së kartonit të Haxhijajt është dashtë të nderrohet portieri, dhe portieri i tretë faktikisht s’ka qenë në protokol, mirëpo portieri gjatë gjithe kohës ka qene i lejum nga delegati në banke rezerve, delegati e ka leju me hy brenda”, tha fillimisht Ferati për ‘GazetaBlic Sport’.

Por, nga Onixi potencojnë se edhe trajneri i KEK’ut, Faruk Statovci nuk duhej të ishte në bankën rezervë, shkaku i një kartoni të kuq.

“KEK’u ka bërë ankesë, mirëpo fatkeqësisht ata nuk jane kujtu me permend që edhe Faruk Statovci në ndeshjen kundër nesh me 23 janar është ndeshkuar me karton të kuq direkt dhe ai nuk ka pas drejtë të udhëheq lojen. Ai ka qenë gjatë gjithë lojes prezent”, potencoi Ferati.

Vlen të theksohet se Onixi është ankuar në FFK në lidhje me këtë gjë.

Kjo është ankesa e tyre në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës:

/GazetaBlic Sport