Lajme

U suspendua nga pozita e kryeredaktorit të RTK Live, vjen reagimi i Altin Ahmetit

02/06/2022 20:46
nga:Gazeta Blic

Kryeredaktori i RTK Live, Altin Ahmeti ka reaguar pas suspendimit nga ana drejtorit të ri, Shkumbin Ahmetgjekaj, për shkak se u publikua lajmi për shpenzimet e deputetëve, ku ndër të tjera flitej që t’i “qipohej presidentes Osmani.

Ai ka shkruar se gabimi është bërë nga një prej redaktorëve, derisa ka shtuar se redaktori në fjalë e ka pranuar gabimin.

Ahemti ka shkruar se shkrimi i publikuar në RTK Live është marrë nga Ekonomiaonline.

Ai ka shkruar se qëllimisht po njolloset figura e tij.

Reagimi i plotë:

Në gazetari gabimi ka emër ,mbiemër dhe është personal

Në disa media të ndryshme, për shkak të informatave të dala jozyrtarisht nga njerëz brenda RTK-së , informata këto gjysmake të cilat më kanë njollosur personalisht dhe profesionalisht, u raportua se unë, Altin Ahmeti, jam shkarkuar apo suspenduar nga pozita e kryeredaktorit të webfaqes së RTK-së.

Raportimet mediale aludonin në shkarkimin tim për shkak të shpërndarjes së lajmit për Presidenten e Kosovës, një lajm ky i huazuar nga “Ekonomia Online ” nga pjesa më e madhe e mediave, përfshirë dhe webfaqen e RTK-së.

Dëshiroj të theksoj pëmes këtij reagimi që unë si kryeredaktor, nuk jam i përfshirē në asnjë mënyrë në shpërndarjen e këtij lajmi dhe për këtë janë të njoftuar menaxhmenti dhe bordi i RTK-së.

Lajmi në webfaqen e Rtk-së është postuar nga Fadil Sertolli, i cili ka titullin Gazetar-Redaktor dhe i njejti jo vetëm që ka pranuar rastin, por edhe ka marrë përsipër gabimin.( Po e bashkangjis letrën e Fadil Sertollit me qëllim të nxjerrjes së të vërtetës)

Pas fshirjes së lajmit dhe shpërfaqjes së fakteve se nga dhe si erdhi deri te huazimi dhe postimi i lajmit, në konsultim me Udhëheqsin e mediave online, u pajtuam për marrjen e masave disiplinore ndaj personit përgjegjës për postimin e lajmit.

Duke qenë se dje ishte e shtunë dhe Administrata e RTK nuk punon, mbeti që masa disiplinore të evidentohej në administratë gjatë ditës së hënë.

Por kjo procedurë, e cila më takon të inicohet dhe zbatohet nga ana e ime, si epror i Gazetarit-Redaktorit Fadil Sertolli, mu pamundësua nga menaxhmenti i RTK-së, i cili edhe pse ishte në dijeni për personin që kishte postuar lajmin, vendosën masën e suspendimit ndaj meje si kryeredaktor. Këtë të drejtë ma japin rregulloret e RTK-së.

Sapo jam njoftuar me këtë masë, i kam kërkuar U D së Drejtorit të Përgjithshëm përmes një emailli, që të rishqyrtojnë vendimin për suspendimin tim( Po bashkangjis edhe letren që e kam dërguar).

Siç mund ta lexoni në letër, nuk mundem të mbaj përgjegjësi jo vetëm juridikisht, por edhe praktikisht.

Webfaqja punon nga ora 6 e mëngjesit deri ne ora 1 pas mesnate, 7 ditë në javë dhe asnjë kryeredaktor në botë nuk mund ta mbikqyrē procesin duke punuar 17 orë në ditë dhe 7 ditē në javë. Janë 300-400 lajme që postohen gjatë një dite dhe sikur të ishte vetëm një person përgjegjës, në këtë rast kryeredaktori, krahë edhe të kishte nuk do mund t’ia dilte.

Për këtë qëllim, të punësuarit në webfaqen e RTK kanë titullin gazetar-redaktor, duke qenë përgjegjës për ato që postojnë.

Të njejtat fakte do ti prezantoj jo vetëm në komisionin disiplinor por edhe ne Inspektoriatin e Punës, Gjykatat në Kosovë dhe në të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare të gazetarëve. Nuk do të lejoj njëllosjen time personale dhe profesionale për shkak të direktivave nga brenda dhe jashtë…..