Lajme

Vjen reagimi i Arben Gashit pas raportimeve se shpenzoi mijëra euro karburante: Gjatë mandatit të parë kam jetuar në Pejë

02/06/2022 18:14
nga:Gazeta Blic

Pas raportimit se ai përgjatë dy viteve si deputet ka shpenzuar mbi 10 mijë euro naftë, ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

“Gjatë mandatin tim të parë, kam jetuar në komunën e Pejës. Në atë kohë, për pjesën dërmuese të deputetëve, apo ata që jetonin jashtë kryeqytetit, Sekretariati i Kuvendit të Kosovës kishte vlerësuar se duhet t’iu paguhen shpenzimet e udhëtimit”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Mandati im si deputet i Kuvendit të Kosovës është i pesti me radhë. Gjatë mandatin tim të parë, kam jetuar në komunën e Pejës. Në atë kohë, për pjesën dërmuese të deputetëve, apo ata që jetonin jashtë kryeqytetit, Sekretariati i Kuvendit të Kosovës kishte vlerësuar se duhet t’iu paguhen shpenzimet e udhëtimit. Thënë të drejtën, asokohe as nuk e dija që na takonte një gjë e tillë, gjë që e kam kuptuar me shumë muaj vonesë.

Mirëpo, nga mandati im i dytë e tutje unë jetoj në Prishtinë. Dhe nga dita ime e parë e mandatit tim të dytë, e kam njoftuar Sekretariatin e Kuvendit të Kosovës që tash e tutje jetoj në kryeqytet dhe se normalisht lirohem nga pagesa e udhëtimit.

Për të qenë edhe më konkret; me vetëdije e ndërgjegje të pastër, në harmoni me normat e etikes, me vullnetin tim të lirë dhe pa presionin e opinionit publik, unë kam njoftuar e kërkuar, si dhe jam liruar nga pagesa e shpenzimeve të udhëtimit që nga dita ime e parë e mandatit tim të dytë – para 10 vitesh, apo që nga koha që unë jetoj në Prishtinë.

Hodhi akuza se një deputet i LDK-së shpenzoi 10 mijë euro për udhëtime, zyrtari i VV-së e ka me Arben Gashin