Aktorja tropojane, Arjola Demiri që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP” ka folur disa herë për martesën e saj të dështuar dhe marrëdhëniet jo të mira me ish-burrin e saj.
Arjola është nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar prej vitesh, ndërsa mësohet se së fundmi ishte caktuar gjykimi që do të përcaktonte kujdestarinë e fëmijeve.
Të premten në natën e spektaklit, Arjola fitoi dhuratë nga “Top Channel” një shtëpi, ku surprize për të ishin edhe tre fëmijët e saj, ndërsa sipas burimeve të “Syri.net Kosova”, ish-burri i Arjolës e ka shfrytëzuar situatën e qëndrimit të aktores brenda shtëpisë dhe largë fëmijëve që të fitojë më lehtë kujdestarinë e tyre.
Sipas tyre, gjykimi është mbajtur me 20 janar, datë kjo që Arjola u gjend brenda shtëpisë pasi spektakli vazhdoi të jetë edhe për 1 muaj.
Ky lajm nuk është konfirmuar akoma nga askush nga familja e aktores dhe nuk dihet nëse është definitive përcaktimi i kujdestarisë së fëmijëve.


