Reperi Gramos Aliu, ndryshe i njohur si Mozzik, është mjaft aktiv në tregun muzikor.
Mozzik nuk ka të ndalur sa i përket punës, çdo herë kujdeset që të sjellë hite, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi ai ka paralajmëruar se do të sjellë një album të ri të titulluar “Lamboziki”, më 14 shkurt dhe se do të ketë gjithsej 14 këngë.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Ku përveç bashkëpunimit me Elvana Gjatën dhe Noizyn, do të ketë edhe me vëllaun e tij Getinjo./GazetaBlic/
View this post on Instagram


