Lajme

Osmani i dëshiroi shërim të shpejtë, Erdogan me mesazh falënderues: Përshëndes popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës

02/06/2022 11:16
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij Eminen, janë infektuar me koronavirus.

Pas bërjes publike të këtij lajmi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, i uroj shërim të shpejtë homologut të saj nga Turqia dhe bashkëshortes së tij.

“ I uroj shërim të shpejtë presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zonjës së parë Emine Erdogan. Qoftë e kaluar”, shkroi Osmani.

E këtë urim të Osmanit siç duket e ka mirëpritur presidenti turk i cili ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për urimin e saj.

“Zonja Presidente, unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim në praninë tuaj popullin mik e vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”, ka shkruar Erdogan në Twitter.