Një vjedhje ka ndodhur në një shtëpi në Kamenicë, rast të cilin e ka raportuar vëllai i pronarit të shtëpisë.
Grabitësi ia ka drejtuar armën atij, por nuk kishte shkrepur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë e vëllait të tij, kishte hasur në dy persona të pa njohur ku njëri nga personat i ka drejtuar revolen duke tërhequr këmbëzën dy herë ,por arma nuk kishte shkrep. Të dyshuarit kanë vjedhë një arkë dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Njësia policore ka arrti të identifikojnë dhe të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë lodër, që dyshohet që është përdorur në rast”, thuhet në raport.