Lajme

Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë

02/06/2022 09:25
nga:Gazeta Blic

Një person ka lajmëruar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Lagjja 29, Fushë Kosovë 05.02.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.