Sporti

Pioli: Qesha me veprimin tim pas golit, ishte gëzim shumë i madh

02/06/2022 09:24
nga:E K

Milan arriti të mposht rivalin kryesor për titull Interin në derbin e madh italian.

Ndeshja u mbyllë me rezultat 1-2, me Milanin që fitoi falë dy golave të Olivier Giroud, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Milan, Pioli, i cili tha se lojtarët treguan karakter të fortë.

“Unë qesha kur pash vrapimin tim. Nuk duket mirë. Por, gëzimi ishte shumë i madh, djemtë e mi treguan shpirt dhe shkuan përtej limiteve”, ka thënë Pioli.

“Kemi të njëjtat pikë në këtë pikë sezoni sikur sezonin e kaluar, kështu që e dimë se kemi shumë për të bërë. Iu thash lojtarëve se duhet vazhduar të besojmë në vete”, shtoi trajneri italian.

/GazetaBlic Sport/