Milan arriti të mposht rivalin kryesor për titull Interin në derbin e madh italian.
Ndeshja u mbyllë me rezultat 1-2, me Milanin që fitoi falë dy golave të Olivier Giroud, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes protagonisti kryesor i takimit foli për media, ku tha se Milan nuk u dorëzua asnjëherë.
“Siç kam thënë edhe para ndeshjes, kjo ishte një ndeshje speciale. Ishim duke vuajtur në pjesën e parë, por pas pauzës, ne u kthyem në ritëm”, ka thënë Oli Giroud për DAZN.
“Shpresoja për një top apo dy në zonë. Në të parin isha me fat, por i dyti ishte pasim i mirë i Calabria. Jam i lumtur për tifozët dhe krenar për skuadrën që nuk u dorëzua asnjëherë”, shtoi francezi.
/GazetaBlic Sport.


