Xavi Hernandez insiston se rinovimi i kontratës së Ronald Araujo është prioritet për skuadrën e Barcelonës.
Barcelona ka tentuar të rinovojë kontratën me lojtarin uruguaian, i cili ka refuzuar tashmë propozimin e parë të skuadrës.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez duke folur për media së fundmi, ka thënë se nënshkrimi me Araujo është prioritet i klubit.
“Vazhdimi i kontratës së Araujo është një nga prioritetet. Ne definitivisht duam të vazhdojmë kontratën e tij sa më parë të jetë e mundur”, ka thënë Xavi.
“Araujo na jep shumë dhe ai është i vlerësuar shumë në klub dhe dhomat e zhveshjes”, shtoi spanjolli.
Araujo ka filluar të zgjojë interesimin e shumë skuadrave, në mesin e të cilave është edhe Manchester United.


