Lajme

375 viktima dhe mbi 93 mijë infektime me Covid në 24 orët e fundit në Itali

02/05/2022 22:30
nga:Y I

Autoritetet shëndetësore në Itali, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit në Itali janë identifikuar 93, 157 raste të reja me COVID nga 846, 480 teste të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 375 pacientë.

Ndërkohë numri i shtrimeve në spitale vijon të jetë në rënie sipas mjekëve. Shkalla e pozitivitetit në Itali ka arritur në 11%.

Aktualisht numri i të prekurve në total është 2,128,543, qytetarë.

Sakaq rajoni me numrin më të madh të rasteve të reja është sërish Lombardia (11,136 infeksione), e ndjekur nga Veneto (10,012) dhe Lazio (9,161).

(BalkanWeb)